image Bëhet ‘llom’ një familje në Gjilan gjatë karantinës, vëllai dhe gruaja shkojnë në spital

Bëhet ‘llom’ një familje në Gjilan gjatë karantinës, vëllai dhe gruaja shkojnë në spital

news image

Policia njofton për një rast të dhunës familjare në Gjilan.

Për shkak të një mosmarrëveshje familjare, dje janë arrestuar dy persona pasi njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. 

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Ndërsa  i dyshuari tjetër ka sulmuar bashkëshorten e tij.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet ne mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/