Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, derisa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në Qeveri, ka treguar se do të merren disa vendime të rëndësishme.
Në këtë mbledhje do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës.
“Shumë mirë, kemi një mbledhje të Qeverisë në ora 10:00, në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme, ku vendimi i parë do të jetë ndihma prej 30 mijë euro për familjet e dy minatrëve të cilët fatkeqësisht humbën jetën dje në minierën e Artanës”, ka thënë Kurti për pak, para nisjes për në Qeveri.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje nga ora 10:00. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërkohë që kujtojmë se sot po ashtu është thirrur të mbahet seancë për votimin për kryeministër, Avdullah Hoti.
Kjo mund me qenë mbledhje e fundit e Qeverisë Kurti, pasi sot në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e re. /Gazeta Sinjali/