Sonte, gjatë orëve të mbrëmjes janë aksidentuar rëndë dy vetura në qytetin e Ferizajt. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dëmi material në këtë aksident është goxha i madh.
Ndërsa, deri më tani nuk dihet se a ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje shtesë dhe është në pritje të përgjigjes.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për kujdes të shtuar në komunikacion.