image Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës për dalje masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

Rajon

Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës për dalje masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dalë me thirrje për shqiptarët e Luginës së Preshevës një ditë para zgjedhjeve në Serbi. Begaj ka shkruar se zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje.

Kreu i shtetit shqiptar ka thënë se vetëm përmes pjesëmarrjes në zgjedhje mund të arrihet një gjë e tillë.

“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja. Vetëm përmes  pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë  në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, ka shkruar Begaj.

Thirrje të njëjtë ka pasur edhe kreu i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani. Kryediplomati shqiptar ka ftuar shqiptarët atje që t’i lënë interesat politike anash dhe të kenë unitet.

Postimi i plotë:

Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.

Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.

/GazetaSinjali/