Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk do të marrë pjesë në darkën informale që do të mbahet në Athinë më 21 gusht.
Presidenca e Shqipërisë bën me dije se s’do të jenë pjesëmarrëse në këtë darkë për shkak të agjendës.
“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë.
Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, tha presidenca presidenca për Euronews Albania.
Kujtojmë se në këtë drekë jofromale prezent do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo.