image Befason presidenti i Napolit, De Laurentiis: Nuk do të nënshkruajmë kurrë më me lojtar afrikan, përveç me një kusht

Futboll

Befason presidenti i Napolit, De Laurentiis: Nuk do të nënshkruajmë kurrë më me lojtar afrikan, përveç me një kusht

news image

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis deklaroi se ai kurrë nuk do të nënshkruajë më një lojtar afrikan “përveç nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje për të dalë nga Kupa e Kombeve të Afrikës”.

Ky nuk do të jetë si lajm i mirë për lojtarët si Victor Osimhen dhe Andre Zambo Anguissa, të cilët përfaqësojnë përkatësisht Nigerinë dhe Kamerunin, ndërsa Kalidou Koulibaly fitoi turneun AFCON me Senegalin përpara se të nisej për në Chelsea.

“U thashë djem, mos më flisni më për afrikanët!” tha De Laurentiis gjatë një ngjarjeje të transmetuar.

“I dua ata, por ose ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ose përndryshe mes atij turneu, kualifikimeve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion!

“Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët“, deklaroi presidenti i Napolit.

/GazetaSinjaliSport/