Para javës së dytë që do të luhet në UEFA Champions League, një premtim erdhi nga gazetarja e njohur sportive italiane, Diletta Leotta.
Ajo surprizoi me komentin e saj për ndeshjen Bajern Mynih – Barcelona që do të luhet në Grupin C të Champions League.
Leotta pohoi se nëse skuadra spanjolle e drejtuar nga Xavi Hernandez do ta fitonte ndeshjen në të dyja përballjet e tyre në grup, ajo do pozonte nudo.
Nuk dihet nëse do e mbajë apo jo premtimin e saj nëse fiton Barça, por i sigurt është fakti se shumë tifozë neutralë do bëjnë tifo për Barcelonën në këtë përballje.