image Befason Arjan Konomi, ky është komenti i tij për Ledjanën pas ndarjes nga Mevlani

Bota e Yjeve

Befason Arjan Konomi, ky është komenti i tij për Ledjanën pas ndarjes nga Mevlani

news image

Ndarja e Ledjanës dhe Mevlanit ka bërë bujë të madhe ditët e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Krejt kjo pasi Mevlani tregoi se si Ledjana i ka bërë “block” pasi ai dhe Antonela kanë qëndruar për pak çaste bashkë gjatë festës që u organizua disa ditë më parë nga Përputhen.

Megjithatë, ai u shpreh se problemet mes tyre kanë nisur më parë. 

Në anën tjetër Ledjana reagoi ashpër ndaj Mevlanit, madje tha se kënga që ai ka shkruar për të ka një histori tjetër, por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë. 

E në rrjedhën e këtyre debateve, opinionisti Arjan Konomi i ka lënë një koment ditën e sotme Ledjanës në Instagram ku i shkruan: “Ti meriton shumë më tepër se një këngë!”, koment ky që nga shumë fansa është nënkuptuar si mbështetje për Ledjanën për ngjarjet e ndodhura së fundmi.

Ky koment nuk i ka shpëtuar as ish-konkurrentes e cila i ka shkruar: “Unë e vlerësoi, sidomos e thënë nga ty Arjan! Jam bërë për ca këshilla këto ditë”. /Gazeta Sinjali/