Mbyllet edhe nata e dytë e raundit të tretë në kupën e Anglisë “Carabao”, transmeton Sinjali Sport.
Ndeshje interesante u zhvilluan sot, ku pas përfundimit të dueleve ka pasur edhe rezultate befasuese.
Manchester United u eliminua në këtë fazë nga West Hami, pasi u mposhtë në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultat minimal 0-1.
Pablo Fornals e dërgoi skuadrën e tij në fazën tjetër pas golit të tij.
Chelsea barazoi me Aston Villën gjatë 90 minutave të kohës së rregulltë, mirëpo tutje u kualifikuan përmes penaltive skuadra londineze, duke i realizuar 5, e pësuar 3.
Timo Werner realizoi golin gjatë ndeshjes për vendasit, derisa Archer barazoi.
Arsenali fitoi më lehtësi në këtë raund, duke e demoluar Wimbeldonin me rezultat 3-0.
Lacazette, Smith-Rowe dhe Nketiah ishin golashënuesit për londinezët në këtë fitore.
Leicesteri e mposhti Milwalli në udhëtim 0-2, me golat e Lookman dhe Iheanachos.
Ndeshja interesante u luajt mes dy skuadrave të Premierligës, Wolves dhe Tottenham u ndan baras gjatë 90-të minutave 2-2, por londinezët u kualifikuan tutje pasi i shënuan 3 e morrën vetëm 2 gola nga pika e bardhë.
Ndombele dhe Kane realizuan për Spurs të parë, por vendasit nuk u dorëzuan duke barazuar me Dendoncker dhe Podencen. /Gazeta Sinjali Sporti/