image Befasi: Zidane e lë Hazardin në shtëpi për ndeshjen e radhës

Futboll

Sport/ Befasi: Zidane e lë Hazardin në shtëpi për ndeshjen e radhës

news image

Reali Madridi ka publikuar listën për ndeshjen kundër Mallorcas. Emri surprizë që mungon është ai i Eden Hazard. Belgu nuk do të jetë i pranishëm, pasi djali i tij i vogël sapo ka lindur.

Trajneri Zidane dhe klubi madrilen e kanë kuptuar dhe i kanë dhënë leje futbollistit. Klubi spanjoll ka rikthyer në skuadër Mariano dhe Brahimin.

I pari nuk ishte i preferuar nga Zidane, ndërsa i dyti ishte i dëmtuar. Zidane shpreson që ekipi të vazhdojë me rezultate të mira, pavarësisht se përballë do të kenë dhe lojtarin e tyre Kubo. Mungojnë dhe emra e mëdhenj si Bale, Modric, Kroos dhe Vasquez.