image Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës - Sinjali

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se Bedri Hamza është kandidat i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, në zgjedhjet lokale në tetor.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se përveç profesionalizmit të Hamzës, ajo që e veçon është se të gjithë pajtohen, sipas tij se “S’ka si Bedri Hamzaa”.

Postimi i plotë:

“Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit.

Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica.

Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë.

Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin