Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është infektuar për herë të dytë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamza, i cili tha se është vetizoluar për të vazhduar aktivitetet nga shtëpia.
Me këtë rast ai ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes.
“Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19. Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj”, shkroi Hamza në Facebook./GazetaSinjali/