image Bedri Hamza dyshon në programin e Albin Kurtit: Le të del ndonjë ekonomist dhe ta dëshmon këtë

Kosovë

Fjalim/ Bedri Hamza dyshon në programin e Albin Kurtit: Le të del ndonjë ekonomist dhe ta dëshmon këtë

news image

Bedri Hamza, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se nuk kanë parë akoma program të qeverisë mbi të cilin do të mund të diskutonin.

Ai ka thënë se nuk mundet një qeveri me një buxhet 3 miliardë eurosh në vit të kryejë punët që i ka premtuar Kurti.

“Si deputetë s’kemi program dhe për programin s’mundemi me diskutu në detaje deri sa të njëjtin ta kemi. Ne nuk pamë as përbërjen e kabinetit. Grupi Parlamentar i PDK-së sigurisht se janë përgatitur për këtë seancë. Kanë përgatitur diskutimet e tyre dhe pas diskutimeve tona ne kemi qëndrimin tonë se si do të votojmë”, ka thënë ndër tjerash ai./Gazeta Sinjali/