Pas largimit të Diego Alonsos, pronari i Inter Miami CF, David Beckham, duket se ka gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton Sinjali Sportiv.
Sipas Fabrizio Romanos, Beckham dëshiron që Phil Neville të jetë trajneri i ri i skuadrës nga MLS.
Dy ish-futbollistët e Manchester Unitedit thuhet se kanë kontaktuar mes vete dhe negociatat janë në fazën finale.
Phil Neville që nga viti 2018 drejton Kombëtaren e Anglisë në konkurrencën e femrave. /Sinjali Sportiv/.