image “I paska ngjarë mamit për futboll”, tifozët tallen me djalin e David Beckham

Futboll

“I paska ngjarë mamit për futboll”, tifozët tallen me djalin e David Beckham

news image

Djali i David Beckham, Romeo Beckham, debutoi të dielën në futbollin profesionist, duke luajtur për ekipin e kategorisë së tretë në ShBA, Fort Lauderdale, që është në pronësi të babait të tij.

19-vjeçari, i cili është edhe model, iu bashkua ekipit të dytë të Inter Miami në fillim të muajit dhe debutoi vetëm fundjavën e kaluar.

Por, videoja me momentet më të mira të ndeshjes tregoi se Romeo nuk ka talentin e të atit, sidomos në krosimet nga e djathta.

Tifozët nuk treguan mëshirë me kritikat ndaj tij dhe njëri prej tyre shkroi në Twitter: “I paska ngjarë mamit për futboll”./Gazeta Sinjali Sporti/