image David dhe Victoria Beckham e kanë kaluar Covid-19 në mars, kjo është arsyeja pse e mbajtën "sekret"

Bota e Yjeve

David dhe Victoria Beckham e kanë kaluar Covid-19 në mars, kjo është arsyeja pse e mbajtën “sekret”

news image

Çifti me famë botërore, David dhe Victoria Beckham, kanë bërë të ditur se e kanë kaluar koronavirusin qysh në muajin mars, kur filloi përhapja e tij në të gjithë botën.

Siç raportojnë mediat britanike, çifti ishte infektuar me COVID-19 gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim të marsit. Në atë kohë, ata kishin udhëtuar me stafin dhe familjen për dy javë nëpër botë dhe për këtë arsye kishin frikë se mos bëhen “super shpërndarës” të virusit.

Ata udhëtuan nga Los Angeles në Londër, Cotswolds, Miami dhe pastaj u kthyen në Cotswolds.

Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars. Në festën që kushtoi plot 100 mijë paund morën pjesë edhe e fejuara Brooklyn, Nicola Peltz, Emma Bunton, miqtë e çiftit Gordon dhe Tana Ramsay, së bashku me Hollyn, vajzën e tyre, si edhe reperi Stormzy.

Simptomat e para të virusit ata i kishin vënë re rreth datës 19 mars. Pas kësaj data ata u izoluan për dy javë.

Siç shkruajnë mediat britanike, Victoria përjetoi “me të vërtetë panik” dhe e detyroi familjen të rrinte më shumë në karantinë se periudha e këshilluar.

Sipas një burimi të afërt me familjen, “ajo ishte plotësisht e bindur se ata mund të ishin super shpërndarës dhe bëri gjithçka që mundi për të minimizuar të gjithë rrezikun në të ardhmen”.

Pas rikuperimit nga Covid-19, Victoria dhe David bënë disa teste për t’u siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali./Gazeta Sinjali/