image Beckham shpërthen në lot pas golit të parë të Messit në Inter Miami (VIDEO)

Futboll

Beckham shpërthen në lot pas golit të parë të Messit në Inter Miami (VIDEO)

news image

Lionel Messi debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me Interi Miamin, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Këtë të shtunë, sipas kohës tonë lokale, Inter Miami luajti ndaj Cruz Azul në Kupën e Ligës.

Ndeshja e zhvilluar në “DRV PNK Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të skuadrës nga Miami.

Messi ishte vendimtar në këtë fitore, pasi shënoi në minutën e katërt shtesë – 90+4′.

Goli i yllit argjentinas ishte tejet i bukur. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë.

Bashkëpronari i Inter Miamit, David Beckham, u pa në lot pasi pa 36-vjeçarin të shënonte një gol të tillë në debutim për klubin e tij.

Pas ndeshjes, Beckham dhe Messi u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

/GazetaSinjaliSporti/