Golden Eagle Yllli ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me trajnerin Adis Beciragic, përcjell Sinjali Sport.
KB Golden Eagle Ylli, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kanë njoftuar që kanë vazhduar bashkëpunimin me kryetrajnerin Beciragic edhe për dy sezone tjera.
50 vjeçari, sezonin e kaluar e udhëhoqi klubin suharekas në fitimin e “Ligës Unike” dhe titullit kampion të Superligës.
Komunikata e plotë e klubit suharekas pa ndërhyrje:
“Adis Beciragic edhe për dy sezone pjesë e Golden Eagle Yllit”.
“Pas triumfit historik në Ligen Unike dhe Superligen e Basketbollit klubi ka vendosur që timonin e drejtimit për dy vitet e ardhshme t’ia besoj Adis Berciaragic”. /Gazeta Sinjali Sporti/