image Bebe Rexha tregon se kush e ka mësuar që të jetë më e qetë këtë vit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha tregon se kush e ka mësuar që të jetë më e qetë këtë vit

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, krahas muzikës është aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës.

Së fundmi, në profilin e saj në rrjetin social Instagram, artistja ka publikuar disa imazhe nga turneu i saj muzikor, ku në shoqërimin me to ka treguar se ka lajme të mira për fansat, transmeton Gazeta Sinjali.

“Jam pjekur shumë në këtë turne muzikor. Kam krijuar shoqëri dhe familje të re. Më ka mësuar të jem më e mirë, si të jem më e qetë dhe më ka bërë ta ndjejë mungesën të të shkojë në turne vetë. Mezi po pres për vitin e ri që të vjen t’ju tregoj lajme të mira, ju dua“, ka shkruar Rexha në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/B6OiCmBFQiE/?utm_source=ig_embed

Kujtojmë se artistja shqiptare përfundoi me sukses 70 koncerte në Amerikën e Veriut së bashku me grupin e njohur me famë botërore, Jonas Borthers./Gazeta Sinjali/