image Bebe Rexha publikon klipin e këngës “You Can’t Stop The Girl”

Muzikë

Muzikë/ Bebe Rexha publikon klipin e këngës “You Can’t Stop The Girl”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka publikuar klipin e këngës “You Can’t Stop The Girl”.

Ky videoklip është publikuar në kanalin zyrtar të Bebes në YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat.

Kujtojmë se kënga “You Can’t Stop The Girl” është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, ku në rol kryesor luan Angelina Jolie.

Filmi premierën e tij e kishte më 30 shtator dhe tanimë është duke u transmetuar në kinematë botërore./Gazeta Sinjali/