image Bebe Rexha pas largimit nga Shqipëria: Jam e lodhur, por zemra ime është plot

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha pas largimit nga Shqipëria: Jam e lodhur, por zemra ime është plot

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, gjatë ditës së djeshme vizitoi Shqipërinë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 26 nëntor.

Artistja shqiptare krahas vizitës, vendosi që t’u rindërtojë shtëpinë dy familjeve që janë prekur nga këto tërmete, transmeton Gazeta Sinjali.

Bebe gjatë gjithë qëndrimit në Shqipëri kishte publikuar video dhe fotografi në rrjetin social Instagram. Së fundmi në po këtë rrjet, artistja ka publikuar një imazh pas largimit nga Shqipëria.

Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur, por zemra ime është e mbushur plot“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografisë./Gazeta Sinjali/