image Bebe Rexha ka një përgjigje për ata që i thonë të jetë e lumtur

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha ka një përgjigje për ata që i thonë të jetë e lumtur

news image

Bleta Rexha e njohur me emrin artistik si Bebe Rexha, është njëra ndër artistet shqiptare që po shënon suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës botërore.

Rexha krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka publikuar një fotografi që e ka shoqëruar me një mesazh për të gjithë ata që i thonë “të jetë e lumtur”.

Njerëzit vazhdojnë të më thonë që duhet të buzëqesh më shumë. Të publikoj fotografi më shumë duke buzëqeshur, të shkruajë këngë të lumtura, të jem e lumtur. Pra ja ku e keni versionin tim të një fotografie të buzëqeshur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ku shfaqet duke buzëqeshur dhe duke ngritur gishtin e mesit lartë.

https://www.instagram.com/p/B5F-azlF34c/

Artistja shqiptare ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i thonë asaj fjalët më të bukura.

Kujtojmë se artistja sot përkrah këngëtares së njohur me famë botërore, Alicia Keys, prezantuan nominimet e eventit prestigjioz “Grammy Awards 2020”./Gazeta Sinjali/