image Bebe Rexha i përgjigjet akuzave se vajzat shqiptare kanë arritur sukses falë parave

Bota e Yjeve

Bebe Rexha i përgjigjet akuzave se vajzat shqiptare kanë arritur sukses falë parave

news image

Artistet shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë arritur një famë botërore, por jo të gjithë i besojnë arritjet e këngëtareve.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi me një ndjekëse në Twitter, të quajtur Bethany Joan, e cila ka akuzuar vajzat shqiptare se kanë paguar shuma të mëdha parash për t’u bërë pjesë e top-listave muzikore dhe për të depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këta artistë përfshijnë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, dhe Rita Ora. Shuma të mëdha parash për t’i bërë ato gjëra të ndodhin. Pse?”, shkroi përdoruesja e rrjetit social Twitter.

Në një status tjetër, e njëjta publikoi një fotografi të përbashkët të katër vajzave shqiptare dhe një tjetër të dy djemve me maskë me simbolet kombëtare.

“Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”, shkroi ai.

Ndaj kësaj ka reaguar Bebe Rexha, duke ironizuar me faktin sesi dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet vetëm nëse ke para.

“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka qenë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës për ndjekësen. /Gazeta Sinjali/