image Bebe Rexha flet për albumin e ri, thotë se është inspiruar nga shëndeti i saj mendor

Muzikë

Showbiz/ Bebe Rexha flet për albumin e ri, thotë se është inspiruar nga shëndeti i saj mendor

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së shpejti pritet të lansojë albumin e ri muzikor.

Artistja shqiptare ka thënë se ka punuar shumë për albumin e ri, që pritet të publikohet së shpejti, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq të “Grammy Awards”, Bebe, ka thënë se është inspiruar nga shëndeti i saj mendor dhe komplekset që ka për të krijuar këtë album.

“Flas për gjithçka. Jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë për shëndetin tim mendor, pra unë flas për të, por është këngë pop kështuqë nuk mund ta vëreni. Flas për lidhjet e mija”, citohet të ketë thënë fillimisht artistja shqiptare.

Bebe Rexha më tej ka thënë se flet edhe për pasiguritë që ka në jetën e përditshme.

“Çdo këngë flet për një pasiguri timen, sepse mendoj që njerëzit mund ta kuptojnë atë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja shqiptare nuk ka treguar sesi titullohet albumi apo kur do të publikohet dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun./Gazeta Sinjali/