Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, do të jenë pjesë e spektaklit “The Voice”, në Amerikë.
Artistet shqiptare do të jenë ndihmës-trajnere të këngëtarit gjithashtu të njohur, Blake Shelton, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur Bebe dhe Dua, përmes profileve të tyre në rrjetin social Instagram.
Krahas Bebe Rexhës dhe Dua Lipës, ndihmës-trajner në këtë spektakël do të jenë edhe Ella Mai dhe Jonas Brothers./Gazeta Sinjali/