image Beatrix Ramosaj publikon "Dancing With The Devil", skena të nxehta me këngëtarin e njohur

Bota e Yjeve

Beatrix Ramosaj publikon “Dancing With The Devil”, skena të nxehta me këngëtarin e njohur

news image

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Dancing With The Devil” që në shqip do të thotë “Duke kërcyer me djallin”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kënga është e gjitha në gjuhën angleze dhe është vizualizuar edhe me klip.

Në klip këngëtarja shihet bashkë me këngëtarin, Eugent Bushpepa, i cili është vetëm pjesë e klipit, por jo edhe e këngës.

Ajo që bie në sy janë skenat e nxehta mes këngëtarëve.

Ndryshe, Beatrixi me këtë këngë është rikthyer, pasi ka tri vite që nuk ka publikuar këngë./Gazeta Sinjali /