Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Dancing With The Devil” që në shqip do të thotë “Duke kërcyer me djallin”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga është e gjitha në gjuhën angleze dhe është vizualizuar edhe me klip.
Në klip këngëtarja shihet bashkë me këngëtarin, Eugent Bushpepa, i cili është vetëm pjesë e klipit, por jo edhe e këngës.
Ajo që bie në sy janë skenat e nxehta mes këngëtarëve.
Ndryshe, Beatrixi me këtë këngë është rikthyer, pasi ka tri vite që nuk ka publikuar këngë./Gazeta Sinjali /