Në serinë e re të sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Europian, janë vënë në shënjestër edhe vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, raporton “Wall Street Journal”.
Sipas gazetës amerikane, BE-ja ka propozuar sanksione ndaj dy vajzave të Putin, duke cituar burime diplomatike që kanë dijeni për këtë çështje.
Vendimi do t’i shtonte vajzat e presidentit rus në listën e gjatë të familjarëve të politikanëve dhe oligarkëve rusë të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.