Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë takuar këtë të mërkurë për të planifikuar rihapjen e kufijve të jashtëm më 1 korrik dhe udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë ndër udhëtarët që nuk lejohet të hyjnë.
Një numër i vendeve evropiane janë të prirura t’i hapin kufijtë për turistët, por të tjerët janë të kujdesshëm për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.
Blloku me 27 anëtarë duhet së pari të pajtohet që turistët që vijnë nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së t’i përbushin disa masa përpara se të vendosen në një listë të sigurt.
Pasi që virusi po vazhdon të përhapet në SHBA, kështu që ka të ngjarë që amerikanët të ndalohen, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Brazili, Rusia dhe vendet e tjera me shkallë të lartë të infeksionit gjithashtu do të liheshin jashtë një liste të sigurt, sipas raporteve nga Brukseli.
BE ende nuk mendohet të ketë rënë dakord se si ata do të vlerësojnë se cilat vende i plotësojnë standardet shëndetësore – një nga kriteret për hyrje. Një pjesë e problemit është vlerësimi i të dhënave të besueshme shëndetësore, thonë raportet./Gazeta Sinjali/