image BE-ja me paketë të re të sanksioneve për Putinin dhe Lukashenkon

Botë

BE-ja me paketë të re të sanksioneve për Putinin dhe Lukashenkon

news image

Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë ku do të godasin oligarkët dhe politikanët tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse.

Burime të agjencisë së lajmeve thanë se sanksionet, që do të diskutohen nga ambasadorët e BE-së sot në një takim që fillon në orën 14:00 do të përjashtojnë tre banka bjelloruse nga sistemi bankar SWIFT.

Po ashtu do të shtojnë më shumë oligarkë dhe politikanë rusë në listën e zezë të BE-së, shkruan Reuters.

Gjithashtu sanksionet thuhet se do të ndalojnë eksportet nga BE-ja të teknologjisë detare në Rusi dhe do të përfshijnë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave.

/GazetaSinjali/