image BE-ja ka një njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 6 tetorit

Kosovë

Mogherini/ BE-ja ka një njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 6 tetorit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një letër nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherni.

Përmes kësaj letre, Bashkimi Evropian ka njoftuar për dërgimin e një misioni evropian, i cili do të vëzhgojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Do të doja t’ju falënderoj për letrën tuaj të datës 26 gusht 2019, duke e ftuar Bashkimin Evropian që t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Pas ftesës suaj, unë kam marrë vendim për të dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve”, thuhet në letrën e përfaqësues së lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

Në këtë letër ajo paralajmëron se shumë shpejt do të emërojë kryesuesin e këtij misioni, derisa stafi i tij pritet të vijë në ditët e ardhshme në Kosovë. /Sinjali