Bayern Munich ka shkarkuar Oliver Kahn nga detyra e drejtorit sportiv të klubit menjëherë pas xhiros finale të sezonit sot, raporton Sinjali Sport.
Ndonëse Bayern arriti të shpallej kampion, duket se klubit gjerman nuk i ka pëlqyer kjo mënyrë se arriti që të mos e kishte në duar fatin e titullit me një xhiro pa mbaruar sezoni, duke dështuar edhe në Ligën e Kampionëve e në Kupën Gjermane.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Kahn është shkarkuar menjëherë nga pozita e drejtorit sportiv pas fitores ndaj Koln.
Jan-Christian Dreesen do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit bavarez, i cili do ta zëvendësojë ikonën gjermane.
Kahn njëherit nuk ishte i pranishëm sot në finalen e Köln-Bayern.