Bayern Munich planifikon një ofertë të madhe për Pedrin e Barcelonës, shkruan AS, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra gjermane është e gatshme të ofrojë mbi 80 milionë euro për të shpenzuar për talentin spanjoll.
Bayern Munich po përpiqet të nënshkruajë yllin e Barcelonës, Pedri dhe janë të gatshëm ta bëjnë atë nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Pala gjermane e ka bërë të qartë interesin e tyre për reprezentuesin spanjoll dhe do të përpiqen të nënshkruajnë me të në janar ose sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Pedri ndihet rehat në ‘Camp Nou’ dhe nuk po nxiton të largohet nga klubi në këtë kohë. /Gazeta Sinjali Sporti/