image Bayerni ia cakton çmimin Barcelonës për Lewandowskin

Futboll

Bayerni ia cakton çmimin Barcelonës për Lewandowskin

news image

Bayern Munich nuk dëshiron të humbasë Robert Lewandowski, megjithatë do të heqin dorë për një çmim të caktuar.

Nëse polaku refuzon të nënshkruajë një kontratë të re, kampionët gjermanë do të duan 40 milionë euro për golashënuesin e tyre kryesor, transmeton Bild, përcjell Sinjali Sport.

Sulmuesi 33-vjeçar ka qenë i lidhur ngushtë me Barcelonën, pasi skuadra e Xavi duket se do të jetë kryesuesi nëse Lewandowski nuk nënshkruan një kontratë të re.

Kontrata e ndërkombëtarëve polakë me Bayern Munich skadon në verën e vitit 2023.

/GazetaSinjaliSport/