image Bayerni i vë “syrin” njërit prej futbollistëve kryesor të Interit

Futboll

Bayerni i vë “syrin” njërit prej futbollistëve kryesor të Interit

news image

Bayern Munich po interesohet se si mund ta transferojë futbollistin e Interit, Achraf Hakimin, raporton Sinjali Sport.

Trajneri i ri i bavarezëve, Nagelsmann, e ka vendosur marokenin, protagonistin e një supersezoni, në krye të listës së dëshirave.

Lajmi u raportua nga gazeta angleze “Express”, e cila ka raportuar se në afatin kalimtar të verës mund të ndodhë ndonjë marrëveshjeve mes zikaltërve dhe kampionëve gjermanë.

Në fakt, Hakimi është gjithashtu shënjestër e Arsenalit, që kërkon një zëvendësues të Hektor Ballerinin.

Sipas shtypit gjerman, Interi e vlerëson ish lojtarin e Realit dhe Borusia Dortmundit të paktën 58 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për Arsenalin, por e përballueshme për Bayern Munichun./Gazeta Sinjali Sporti/