Sadio Mane pritet që së shpejti t’i bashkohet klubit gjerman, Bayern Munich.
Senegalezi do të largohet sigurt nga Liverpoolit, dhe një lëvizje tek klubi gjerman duket më i mundshmi.
Më herët është raportuar se Liverpooli ka refuzuar një ofertë fillestare nga Bayern për Manen, që kishte vlerën e 30 milionë funteve.
Nga një përditësim i ri i Fabrizio Romanos, thuhet se Bayern është gati me një propozim të ri zyrtar ndaj klubit anglez dhe se bisedimet ndodhen në vazhdim për të arritur marrëveshje të plotë.
Sipas Romanos, ndjenja në klub është më shumë se optimiste dhe ata janë të bindur se Mané do të luajë për FC Bayern sezonin e ardhshëm.