Bayerni ka triumfuar në klasiken ndaj Dortmundit, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në Allianz Arena, për t’u kurorëzuar kështu me titullin e kampionit të Bundesligas.
Bavarezët triumfuan me golat e Gnabryt, Lewandowskit e Musialas, teksa për mysafirët realizoi Emre Can nga penalltia.
Fitorja ndaj verdhezinjve bëri që Bayerni edhe matematikisht ta fitojë titullin.
Me tre ndeshje të mbetura deri në fund, Bayerni tani ka 75 pikë të mbledhura, duke lënë prapa Dortmundin me 63 pikë.
Ky është titulli i dhjetë radhazi i Bayernit në Bundesliga, ndërsa titulli i 31-të në total në histori të bavarezëve.