Barcelona nuk ka arritur të kualifikohet për në fazën tjetër të Champions League, shkruan Sinjali Sport.
Bluagranasit u mposhtën si mysafirë të Bayern Munichut në ‘Allianz Arena’ me rezultat bindës 3-0.
Muller, Sane dhe Musiala i realizuan golat për skuadrën gjermane.
Bavarezzët e kanë siguruar kualifikimin për në rrethin tjetër, ndërsa katalunasit do të luajnë vetëm në Europa League.
Bayerni ka 18 pikë në krye të grupit E me të gjitha fitore, kurse Barcelona me shtatë pikë është e treta, derisa Benfica me fitore e rrëmbeu pozitën e dytë me tetë pikë.
Ky është eliminimini i parë i Blaugransve në grupe të Ligës së Kampionëve që nga viti 2000.