Takimi i djeshëm mes krerëve të Bayern dhe Tottenham në Londër për Harry Kane përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Përkundër përpjekjeve të klubit gjerman për t’u afruar në marrëveshjen për anglezin, gjendet ende një hendek i madh në vlerësimin e lojtarit.
Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, Bayern do të insistojë në marrëveshjen e Kane pasi ata ende ndjehen të sigurt se mund ta sigurojnë këtë nënshkrim, raporton gazetari italian, Fabrizio Romano.
Romano shton se Bayern dëshiron të ofrojë përsëri dhe të shkojë më afër paketës prej 100 milionë euro për sulmuesin anglez.
Sipas tij, kjo edhe është arsyeja pse ata nuk duan të shpenzojnë para për një portier të ri, pasi i tërë fokusi është që Kane të transferohet në Bayern këtë verë.