image Batatina vazhdon "foret" me supë: Kom mendu që supa e pulës osht e lehtë, por e peshkut koka ma e lehtë

Futboll

Batatina vazhdon “foret” me supë: Kom mendu që supa e pulës osht e lehtë, por e peshkut koka ma e lehtë

news image

Llapi e ka mposhtur Dritën në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në duelin e xhiros së 29-të në BKT Superligën e Kosovës në Futboll.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj gjilanasve.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Prince Balde i cili shënoi në portën e gabuar në minutën e 11-të.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka vazhduar me “foret” e tij me supë.

Batatina në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës ndaj Prishtinës, pasi e eliminoi skuadrën kryeqytatase, e quajti kundërshtarin si një “supë pule”.

“Janë dy lloje supash, e knusit dhe e pulës, Prishtina për mua ka qenë si një supë e pules”, kishte deklaruar ai.

Vetëm pas pak ditësh, Batatina ka vazhduar talljen tani edhe ndaj Dritës pasi skuadra e tij triumfoi këtë të dielë.

Ai për Dritën tha se kjo ishte si një “supë peshku” për skuadrën e tij.

“Kom mendu që supa e pulës osht e lehtë, por e peshkut koka ma e lehtë”, tha ai për fitoren ndaj Dritës.

/GazetaSinjaliSport/