image Batatina uron Fitër Bajramin, nuk harron tifozët e Llapit

Futboll

Futboll/ Batatina uron Fitër Bajramin, nuk harron tifozët e Llapit

news image

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një statusi ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Edhe në këtë urim, Batatina nuk ka harruar tifozët e flakët të Llapit ‘Legjendat’, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu ai ka dërguar një urim special për qytetarët e Podujevës.

Më poshtë keni urimin e plotë të Batatinës:

Urime festa e Fitër Bajramit!

Allahu ua pranoftë agjërimin gjithë kombit shqiptar-musliman ku do që jetojnë dhe veprojnë. Mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe familjet tuaja.

Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë komitetit sportiv dhe në veçanti të futbollit, urim special për të gjithë qytetarët e Komunës time të Podujevës dhe atyre që më vite ishin dhe janë pranë nesh që gjithmonë u dëgjua zëri i tyre në çdo ndeshje pa ndaluar, më të mirët “LEGJENDAT”

Urime të përzemërta Kryesisë së KF Llapit, Kryetarit të klubit, Beqir Batatina, Nënkryetarit, Amrush Batatina dhe Drejtorit Ekzekutiv, Bejtush Batatina, të gjithë lojtarëve të skuadrës time, lojtarëve të të gjitha skuadrave në Kosovë dhe lojtarëve të Kombëtares tonë të Kosoves

https://www.facebook.com/tahirbatatinacoach/photos/a.864527803734632/1416566301864110/?type=3&theater

/Gazeta Sinjali/