image A duhet të shpallet Ballkani kampion nëse nuk vazhdon kampionati? – Batatina jep mendimin e tij

Futboll

Futboll/ A duhet të shpallet Ballkani kampion nëse nuk vazhdon kampionati? – Batatina jep mendimin e tij

news image

Ditët e fundit është diskutuar shumë nëse Ballkani duhet të shpallet kampion nëse mbaron kampionati tani.

Ka pasur nga ata që kanë qenë kundër por edhe nga ata që kanë pranuar se Ballkani duhet të shpallet kampion, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se Ballkani e meriton të shpallet kampion nëse kampionati nuk vazhdon.

Sipas tij edhe nëse kampionati vazhdon, Ballkani ka të gjitha parametrat që të shpallet kampion.

Postimi i plotë i Tahir Batatinës:

Edhe pse në fushë rival i kam të gjitha skuadrat por dua të them të vërtetën se nëse nuk vazhdon kampionati duhet të jem njerëz realistë se FC Ballkani e ka merituar të shpallet kampion duke ditur ndeshjet të cilat i kanë zhvilluar dhe organizimin e mirë deri më tash, ndërsa skuadrat tjera ashtu edhe ne kemi pasur luhatje gjatë kampionatit.

Por edhe nëse vazhdon kampionati dëshira është që KF Llapi të bëhet kampion por të flas realitetin FC Ballkani i ka të gjitha parametrat që të bëhet kampion nëse vazhdon me ritmin e ndeshjeve sikurse para virusit COVID-19.Të gjithë analistët i respektoj por vetëm i shikoj 5 minutat e parë në TV dhe nëse ai analist nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër elitare dhe nëse nuk ka qenë ndonjë lojtar që ka luajtur jashtë kufirit të Kosovës, e ndërroj menjëherë kanalin televiziv sepse ata nuk i analizojnë të gjitha skuadrat por vetëm skuadrën ku ata punojnë apo skuadrën që e kanë simpatike. Për mendimin tim ata nuk janë analistë.

Me respekt Tahir BATATINA

https://www.facebook.com/tahirbatatinacoach/posts/1390775564443184

/Gazeta Sinjali/