image Batatina ‘thumbon’ Ballkanin: Po të isha në vend të parë do të doja vazhdimin e sezonit, nuk dua që të quhesha ‘Kampioni i virusit’

Futboll

Futboll/ Batatina ‘thumbon’ Ballkanin: Po të isha në vend të parë do të doja vazhdimin e sezonit, nuk dua që të quhesha ‘Kampioni i virusit’

news image

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mbrëmë në ‘RTV Dukagjini’ në një debat ku pjesëmarrës ishte edhe Ismet Munishi, ka ‘thumbuar’ skuadrën e Ballkanit.

Këta të fundit ishin kundër rifillimit të sezonit pasi sipas tyre nuk kishte kushte dhe kërkonin titullin në tavolinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Batatin u shprehë mbrëmë se nuk do të donte që të quhej ‘Kampion I virusit’ nëse do të ishte në pozitën e Ballkanit.

“Me pasë qenë Llapi në vendin e parë nuk do doja që të mbyllej kampionati dhe të shpallësha kampion! Nuk dua që të quhesha ‘Kampion i Virusit’”, deklaroi Batatina.

Skuadra llapjane sikurse skuadrat tjerë ka filluar me stërvitjet. Kampionati do të rinis në fillim të muajit qershor./Gazeta Sinjali/