image Batatina ‘thumbon’ Munishin: Nëse të tjerët janë babat e futbollit, ne jemi babagjyshi

Futboll

Futboll/ Batatina ‘thumbon’ Munishin: Nëse të tjerët janë babat e futbollit, ne jemi babagjyshi

news image

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë pas ndeshjes me Gjilanin ka thumbuar homologun e tij nga Ballkani, Ismet Munishi që nofkën e ka ‘Baba’.

Batatina është shprehur se nëse dikush është baba i futbollit, atëherë ne jemi babagjyshi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Po i dëgjoj të tjerët duke thënë se janë babat e futbolit, ndërkohë që unë dua që të ju them se Llapi është babgjyshi i futbolit. Djelmoshat treguan karakter të lartë duke fituar ndeshjen, pasi që do jetë e vështirë tashmë që Llapi të lëshojë pikë. Zahir Pajazitin do ta rikthejmë në një kështjellë të pamposhtur”, është shprehur ai.

Llapi sot mposhti me rezultat 2:1 skuadrën e Gjilanit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’./Gazeta Sinjali/