Llapi e mposhti Ulpianën me rezultat 0-6 në ndeshjen e javës së dhjetë të Superligës.
Kjo njëherit ishte fitorja e 100-të e trajnerit Tahir Batatina nën drejtimin e skuadrës nga Podujeva.
Fitoren Batatina ia dedikoi komandantit legjendar, Zahir Pajaziti.
Ky është njoftimi i tij:
Fitoren e madhe sot ndaj Ulpianës me rezultat 0:6, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapit ia dedikoj Komandantit Legjendar Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së!
Nga mali së bashku me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim!
I juaji
Tahir Batatina
Vazhdojmë /Gazeta Sinjali Sporti/