Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale ka thënë se efektivët policor të rajonit të Pejës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjërë në Tregun e Automjeteve në Raushiq të Pejës.
Ibra tha se një operacion i tillë është i planifikuar kohë më parë dhe se ka ardhur si rezultat i nevojës për disa verifikime për nevojat policore në zbatim të rendit dhe ligjit.
Në këtë aksion bastisjeje po përdoren edhe dronë./Gazeta Sinjali/