Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Binqenë të Vitisë, nën dyshimin e posedimit të armës pa leje, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, banorë i këtij fshati, ka gjetur dhe konfiskuar armë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
1. Një (1) revole Zoraki M 906-7;
2. Njëzet e katër (24 )fishek te revoles kal 9mm;
3. Dy (2) boksa metali dhe
4. Një (1) shufër e metalit”, njofton Policia.
Policia ka njoftuar se kjo bastisje është realizuar me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan.