image Bastiset shtëpia e të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Lipjan

Kosovë

Policia/ Bastiset shtëpia e të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Lipjan

news image

Sot me mëngjes Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e një 27-vjeçari në Gadime të Lipjanit, i cili dyshohet se mori pjesë në një vjedhje të rëndë.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se në shtëpinë e të dyshuarit F.T. është gjetur një pushkë gjuetie me 6 fishekë të kalibrit 12mm, me të cilën Policia dyshon se ai ka shkuar për të vjedhur.

Gjithashtu, në shtëpinë e 27-vjeçarit Policia ka gjetur edhe një pistoletë TT të kalibrit 7.62mm me 14 fishekë.

Pas bastisjes, F.T. është intervistuar në prezencë të avokatit të tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është lënë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinnjali/