image Bastiset një lokal në Drenas, dyshohet se në të organizoheshin lojëra të fatit

Siguri

Bastiset një lokal në Drenas, dyshohet se në të organizoheshin lojëra të fatit

news image

Informacionet se në një lokal në Drenas po organizon lojëra të fatit, nxiti policinë që të kryej bastisjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se në momentin e bastisjes në lokal ndodheshin disa persona dhe njëri prej tyre po shtypte tiketa basti online.

Këto burime bëjnë të ditur se në këtë lokal janë konfiskuar 11 shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë.

Po ashtu, burimet e njëjta i kanë thënë gazetës se janë intervistuar të gjithë personat të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal, në momentin e bastisjes./Gazeta Sinjali/