image Bashkatdhetarët po presin deri në 20 orë në kufirin Serbi-Hungari

Sociale

Bashkatdhetarët po presin deri në 20 orë në kufirin Serbi-Hungari

news image

Me orë të tëra po presin bashkatdhetarët për ta kaluar pikën kufitare Serbi-Hungari.

Raportohet se janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet shkojnë deri në 20 orë.

Sinjalizuesit në Gazetën Sinjali janë ankuar se pritjet po janë të gjata.

“Jemi duke pritur, plus me fëmijë të vegjël, shumë vështirë”, deklaroi një sinjalizues.

Ndërkaq, në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë Merdare ku për të dalë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë deri në 3 orë.

Kolona janë krijuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Bashkatdhetarët po presin 20-30 minuta aty.

Deri në gjysmë ore po presin edhe ata që po largohen nga vendi përmes pikës kufitare në Jarinje.

/GazetaSinjali/